E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 600 femra, cdo vit nen kthetrat e kancerit te gjirit

Kanceri i gjirit duket se ka vene "nen kthetra" nje pjese te mire te femrave. Te dhenat me te fundit nga Instituti i Shendetit Publik, tregojne se cdo vit rezultojne 600 raste te reja qe preken nga kjo semundje dhe 120 prej tyre perfundojne ne mortalitet. Drejtori i Shendetit Publik, Alban Ylli, pohoi se nese kjo semundje do te diagnostikohej me heret, atehere jeta e tyre do te ishte e sigurt. "Cdo vit kemi 600 raste te reja, 120 prej te cilave perfundojne me vdekje. Ne Shqiperi fenomen mbetet fakti qe semundjet, kapen me vonese, atehere kur mjekesia mund te beje shume pak", u shpreh Ylli. Kanceri i gjirit prek me shume femrat qe jetojne ne zonat urbane, sesa ne zonat rurale. Kjo per disa arsye, qe lidhen direkt me menyren e jeteses. Lindja e femijeve ne moshe te vone, dietat, jeta sedentare, seksi por edhe mosha, ndikojne ne formimin e kancerit te gjirit. Por kjo semundje mund te parandalohet. "Ne zonat urbane ndeshet kater here me shume se ne ato rurale. Po ashtu varet edhe nga lindja e femijeve. Nje grua qe ka lindur ne moshen 20-vjecare, eshte me e mbrojtur se ajo qe lind pas moshes 35-vjecare", u shpreh doktoreshe, Adelina Mazreku.

Instituti i Shendetit Publik, po trajnon mjeket dhe do te hape disa laboratore per zhvillimin e mamografise, por kjo kerkon qe edhe vete grate te ndergjegjesohen per kryerjen e te gjitha vizitave mjekesore, ne menyre te rregullt.

Mamografia

Projekti i iniciuar nga INTERREG 3, ka bere te mundur qe gjate vitit te kaluar ne te gjithe vendin te hapeshin kater laboratore te mamografise. Ne keto ambiente u mundesua kryerja e mamografise, per te gjitha femrat mbi 35-vjec, falas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›