Liri Berisha, dhurata per jetimet e Korces
Presidentja e Fondacionit "Femijet Shqiptare" Liri Berisha, e shoqeruar edhe nga disa vullnetare kane ndalur ne qytetin e Korces, ku kane pasur nje sere takimesh me shtresa dhe grupe te ndryshme ne nevoje. Viziten e pare, znj. Berisha e ka zhvilluar ne shtepine e foshnjes "Lulet e vogla", ku ka pare nga afer kushtet ne te cilat jetojne rreth 18 femije, te moshes nga 0 deri ne 6 vjec, te braktisur nga prinderit. Ajo u shpreh se femijet e kesaj kategorie, jane dhe do te mbeten prioritet i fondacionit "Femijet Shqiptare", te cileve nuk do t'u mungoje asnjehere mbeshtetja, dashuria, kujdesi dhe ngrohtesia. "Keta femije kane ardhur ne jete nga dashuria e prinderve qe i linden, por ne rritje u ka munguar dashuria e tyre. Ne jemi ketu per t'u dhene ketyre femijeve sigurine se ka shume njerez, te cilet duan t'i ndihmojne ata dhe perpiqen qe te japin sa me shume nga vetja, qe ata te rriten te lumtur", tha znj. Berisha. Ajo ka perfituar nga rasti, qe te shprehe mirenjohje per personelin e shtepise se foshnjes, te cilet jane te lidhur me keta femije, jo vetem nga ana profesionale, por mbi te gjitha ne anen shpirterore. Duke u bazuar ne nevojat e kesaj qendre, fondacioni ka bere dhurata lodra didaktike, revista, detergjent dhe veshje. Me pas znj. Berisha ka organizuar nje dreke me nje grup pensionistesh ne nevoje,ku ka theksuar se Fondacioni "Femijet Shqiptare" ka ne fokus te aktivitetit te tij femijet, por nuk eshte lene ne harrese as mosha e trete. "Ne cmojme dhe vleresojme sakrificat, mundin, mencurine, vleresojme eksperiencen tuaj jetesore dhe prandaj ju qendrojme prane", u shpreh zonja Berisha.
Ndihma mjekesore
Fondacioni ne bashkepunim me nje spital privat, mundeson per pensionistet ne nevoje, kontrolle te pergjithshme mjekesore. Gjithashtu, me ndihmen e ketij spitali, do te mundesohen dy operacione gratis ne muaj per perden e syrit, sipas gravitetit te semundjes.
Ndihma mjekesore
Fondacioni ne bashkepunim me nje spital privat, mundeson per pensionistet ne nevoje, kontrolle te pergjithshme mjekesore. Gjithashtu, me ndihmen e ketij spitali, do te mundesohen dy operacione gratis ne muaj per perden e syrit, sipas gravitetit te semundjes.