E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP Lezhe realizon 388 inspektime

LEZH - Inspektoriti Shteteror i Punes Drejtoria Rajonale Lezhe gjate 10 muajve te vitit 2010 ne te tre rrethet Lezhe Mirdite dhe Kurbin ka realizuar 388 inspektime prej tyre 273 subjekte juridike dhe 115 fizike.


Sipas drejtoreshes rajonale te ISHP-se Dila Prenga nje tjeter mision i ketij inspektorati eshte edhe vetedeklarimi i subjekteve. Nderkohe qe ne te njejten periudhe te vitit te kaluar jane vetedeklaruar 921 subjekte ne vitin 2010 jane vetedeklaruar 1162 subjekte.


Nga inspektimet e bera jane vendosur 9 gjoba per shkelje te ligjit te sigurise ne pune si edhe te shendetesise. Drejtoresha Prenga theksoi se eshte rritur edhe numri i subjekteve me mjek ne ndermarrje. Ne 2009 vetem 9 subjekte kishin nje mjek prane ndermarrjes se tyre ndersa ne 2010 numri i tyre ka arritur ne 24 subjekte. Kete vit nuk eshte shenuar asnje aksident ne pune ndersa vitin e kaluar jane konstatuar dy raste me pasoja fatale.


Ne qender te vemendjes se ISHP-se ne qarkun e Lezhes ka qene edhe puna informale ku jane konstatuar 252 raste dhe ne bashkepunim edhe me DRTT-ne dhe DRSSH-ne Lezhe eshte bere e mundur perfshirja ne skemen e sigurimeve te ketyre personave. Nderkohe si punemarresit ashtu edhe punedhenesit mund te paraqesin ankesat e tyre prane ISHP-se ne rast te shkeljeve qe kontatohen apo edhe te padrejtesive qe iu behen duke kontaktuar ne numrin jeshil.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›