Prokuroria kerkon burg perjete gjykata e liron

VLOR/ Gramoz Halilaj ishte akuzuar per vrasjen e shtetasit Mitat Sulce ngjarje e ndodhur ne vitin 2008. Te aferm te viktimes pretenduan me pare se per pafajesine e te pandehurit ishin vene ne dispozicion shuma te medha parash
Pafajesi per krimin e vrasjes me paramendim armembajtjes pa leje dhe kultivimit te bimeve narkotike. Ky eshte vendimi i dhene dje nga Gjykata e Faktit ne Vlore per shtetasin Gramoz Halilaj per te cilin prokuroria kishte kerkuar denimin me burgim te perjetshem per vrasjen e Mitat Sulces.
Kryesuesja e trupit gjykues Mirela Mishgjoni lexoi mesditen e djeshme vendimin e marre teksa vendimi i arsyetuar do tiu jepet paleve me pas per shkak te dosjes voluminoze. Pas ketij vendimi pritet qe Prokuroria e Vlores ta apeloje ceshtjen nderkohe qe avokati mbrojtes u shpreh se nuk kishte fakte per denimin e klientit te tij.
Gjithashtu pas lirimit te te pandehurit ne sallen e gjyqit ai deklaroi se nuk ishte rasti i pare kur prokuroria kishte ngritur nje akuze te tille denimin me te rende qe parashikon drejtesia shqiptare dhe gjykata me pas ka shpallur pafajesine.
Vetem pak jave me pare prokurori Sota kishte kerkuar per te akuzuarin burg perjete se bashku me nje gjobe prej 2 milione leke te reja ndersa i perligji ato me tre akuza me e renda ajo e vrasjes.
Seanca e djeshme ne te njejten kohe dha shembullin e bashkekzistences se dy ekstremeve ne qendrimet e organit te akuzes dhe gjyqesorit ku i pari kerkon denimin maksimal ndersa i dyti jep pafajesine.
Ne seancen ne te cilen prokurori lexoi akuzat per Gramoz Halilajn duke kerkuar per te burgim te perjetshem i pandehur shau perfaqesuesin e akuzes.
Nderkohe vete te aferm te viktimes deklaruan po ate dite se kishin degjuar qe per pafajesine e Gramoz Halilajt ishin vene ne dispozicion shuma te medha parash.
Vajza
Ngjarja daton ne daten 9 korrik 2008 rreth ores 2300 teksa shtetasi Mitat Sulce ishte duke shkuar ne shtepi bashke me te birin 17-vjecar. Kur ndodhej prane baneses nje person i ze prite dhe e qellon me arme zjarri automatike.
Nga hetimet e kryera rezulton se gezhojat e gjetura ne vendngjarje jane te njejta me ato te gjetura edhe ne stanin e shtetasit Gramoz Halilaj nga fshati Gjorm.
Per kete arsye ne muajin shtator te vitit 2008 u be arrestimi i tij. Konflikti mendohet te jete me i hershem. Mitat Sulce kishte akuzuar shtetasin Gramoz Halili dhe vellane e tij Shkelqimin se i kishin vjedhur disa bageti ne vitin 2000. Shtetasit ishin ne rrethana krushqie pasi kishin nje moter te martuar me djalin e xhaxhait te Sulces.
Qe nga ajo dite ata pezulluan marredheniet mes tyre. Para se te ndodhte vrasja motra e tyre ka debatuar me viktimen per arsye se bagetite e saj vinin shpesh ne arat e mbjella te viktimes.
Gjate debatit 40-vjecari e ka qelluar me pellembe gruan. Qe ne ate moment ajo eshte shprehur do ta shikosh se cfare do degjohet. Sipas prokurorise kjo dyshohej te ishte arsyeja qe ndodhi vrasja. Viktima u qellua tete here dhe vdiq ne moment. I pandehuri nuk e pranoi asnjehere krimin.
Djali i viktimes pohoi se nga bisedat e njerezve qe frekuentonin te dyja familjet kishte mesuar se nga ana e te afermve te autorit ishte deklaruar se ne edhe pasurine do ta shkrijme vetem ai te mos rrije ne burg.
Permbledhje
Gramoz Halilaj u arrestua dhe u akuzua per vrasjen e Mitat Sulces pasi ne banesen e tij u gjeten gezhoja te se njejtes arme me te cilen u krye vrasja
Nga ana e prokurorise u deklarua se shkak per vrasjen e Sulces ne sy te te birit ishte nje meri e vjeter e shume viteve me pare mes dy familjeve
Ne seancen e zhvilluar me 8 tetor ne te cilen u kerkua denimi i tij me burgim te perjetshem Halilaj ofendoi prokurorin e ceshtjes
Djali i viktimes pohoi pas asaj seance se kishin degjuar nga te afermit qe per lirimin e te pandehurit do te viheshin ne dispozicion shuma te medha.
Ne seancen e fundit u lexua vendimi i shkurtuar dhe jo i arsyetuar nga ana e togave te zeza teksa prokuroria deklaroi se do ta apeloje ceshtjen