E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kerkon Prudentinon

Prokuroria e Vlores konfirmoi mberritjen e kerkeses nga Italia. Madani Jemi brenda te gjitha afateve

Dosja e mberritur i ka kaluar Gjykates e cila do te vleresoje dhe me pas do te vendose per italianin


Ka mberritur ne Gjykaten e Vlores kerkesa per ekstradimin e Albino Prudentinos arrestuar pak kohe me pare ne Vlore i akuzuar si kreu i organizates mafioze Sacra Corona Unita ne Itali. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Vlores e cila ben me dije se dosja tashme i eshte percjelle Gjykates.


Ne kerkesen qe ka mberritur ne gjykate jane te renditura te gjitha akuzat qe rendojne mbi italianin Prudentino. Krere te prokurorise se Vlores bejne me dije se kane kerkuar sipas procedurave nderkombetare ekstradimin ndersa do te jete gjyqesori ai qe do te jape vendimin dhe percaktimet per kete.


Kreu i Prokurorise se Vlores Madani ben me dije se ashtu sic jane edhe procedurat duke qene ne rrethanat e nje arresti nderkombetar prokuroria e Vlores ka bere kerkesen per ekstradim.


Jemi brenda te gjitha afateve ligjore nderkohe qe prononcimi i meparshem i familjareve nuk ka pasur asnje baze tha ai.


Duke e vleresuar kete si manipulim kreu i prokurorise se Vlores tha se jemi brenda afatit te 40 diteve dhe me pas gjithcka i kalon gjykates duke ia lene kesaj te fundit.


Ne kemi perpiluar gjithcka qe i takon ekstradimit mbyllem zbatimin e leterporosise qe na erdhi nga homologet tane cka konsistoi ne sekuestrimin e sendeve te Prudentinos. Mendohet se seanca do te zhvillohet ne muajin dhjetor edhe pse per kete ka nje afat tremujor.


Vetem pak dite me pare familjaret e Albino Prudentinos kane thyer heshtjen duke kerkuar lirimin e tij. Ka qene djali Maurizzio Prudentino qe ka dale ne nje konference per shtyp.


Ai tha se me besimin ne drejtesine shqiptare ne nuk kemi nderhyre por duke qene se po dhunohen te drejtat e njeriut tone nuk mund te presim me. Kemi pritur te vinte dosja e tij cka i takon ne baze te atyre cka kane ligjeruar konventat kombetare ne te tilla raste. Sipas ketij percaktimi ligjor brenda 40 ditesh Albino duhej te ishte njohur me dosjen e tij por ende nuk ka marre ate.


Po keshtu avokati i tij Ferdinand Doja ne mungese te kesaj dosjeje e ka te pamundur te mbroje klientin e tij. Ne keto kushte tha djali i Prudentinos Albino Prudentinon nuk e kane arrestuar por kane bere sekuestrim personi.


Ai eshte njohur vetem me nje faks por jo me dosjen e tij. Ne kerkojme lirimin e tij duke qene se ka kaluar afati prej 40 ditesh sic percaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnje dosje. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma ka mberritur apo jo dosja e tij ne Shqiperi. Gjithsesi pretendimet jane cilesuar si te pabaza nga prokuroria e Vlores e cila tashme ka konkretizuar kerkesen per ekstradim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›