E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, 9 lloje bursash per shqiptaret

Italia ofron 9 lloj te ndryshme bursash per shtetasit shqiptare te cilet duan te vazhdojne studimet per master, doktorature apo edhe kerkime ne fusha te ndryshme. Dhe pikerisht jane gjuhe dhe kulture italiane, kooperimi ekonomik, historia e marredhenieve mes Shqiperise dhe Italise, arkeologjia, muzika, urbanistike-arkitekture, turizmi dhe shendeti publik.

Bursat

Bursat e studimit edhe kete vit ofrohen nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane dhe sipas perllogaritjeve jane 110 muaj bursa studimi. Kjo do te thote se specialitete te ndryshme kane afate te ndryshme te studimit ne vendin fqinje. "Ministria e Puneve te Jashtme Italiane edhe kete vit u ofron shtetasve shqiptare per vitin akademik 2009-2010, 110 muaj bursash. Keto bursa duhet te kryhen prane Institucioneve Shkencore italiane per kerkime, kurse pasuniversitare, kurse te ndryshme" thuhet ne njoftimin per shtyp Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane. Po sipas ketij burimi, afatet e bursave jane percaktuar me nje kohezgjatje prej 3,6,9 ose 12 muajsh. Ndersa, kurset e gjuhes e kultures italiane per mesuesit e gjuhes italiane me nje kohezgjatje prej 1, 2 ose 3 muajsh. Persa u perket vendeve ne te cilat mund te studiohet jane universitetet, Institutet e larta, ato te restaurimit, shkollave te kinemase, qendrave laboratorike te kerkimit, bibliotekave, arkivave, muzeve dhe institucioneve te tjera Shteterore. I vetmi institucion i cili nuk pranon studente gjate ketij viti eshte Instituti Universitar Evropian.

Aplikimi

Per tu bere student i ketyre 9 degeve kryesore ne Itali fillimisht duhet te aplikohet me ane te internetit ku plotesohet nje formular. Ky formular gjendet ne faqen http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp. Data e fundit dergimit te formularit eshte data 10 qershor e ketij viti. Pas plotesimit te formularit, aplikanti i cili nuk duhet te kete kaluar te 35 -tat duhet te paraqitet prane Institutit Italian qe ndodhet ne Tirane brenda dates 19 qershor me nje sere dokumentesh. Fillimisht kerkohet formulari i plotesuar ne internet, i firmosur me date dhe fotografi. CV e shoqeruar me studimet e kryera. Per nepunesit publike, perfshire edhe pedagoget e universiteteve nevojitet leter nga Shefi i departamentit duke motivuar kerkesen e burses. Nje pershkrim per ate qe kandidati do te realizoje me ane te kesaj burse duke percaktuar edhe institucionin ku do te kryhen studimet. Nje tjeter pike e rendesishme eshte edhe garancia nga nje pedagog italian i cili eshte i gatshem te ndjeke kandidatin per projektin e tij. Nje tjeter pike e rendesishme eshte se per vitin 2009 "studenti" duhet te perballoje vete shpenzimet.

Bursat qe mund te ndiqen ne Itali

Gjuha e kultura italiane

Kooperimi ekonomik

Historia dhe marredheniet midis Italise dhe Shqiperise

Arkeologjia

Muzika dhe aktivitete te tjera artistike

Urbanistika dhe arkitektura

Progresi teknologjik;

Turizmi si dhe turizmi ekokompatibel

Shendeti publik

Dokumentacioni qe duhet paraqitur

Kandidati duhet te mbushe nje formular shumegjuhesh disponibel ne faqen e internetit te Ministrise se Puneve te Jashtme italiane. www.borseonline.esteri.it/borseonline/it/activate.asp. Data e fundit e dergimit te formularit on line eshte 10/06/2009.

Formularin e shtypur ne leter, te firmosur, me date dhe me fotografi perpara dates 19 qershor

Kurikulum studimi (jo me teper se 4 faqe) si dhe tituj te mundshem shkencore

Per nepunesit publike, perfshire ketu edhe pedagoget e universiteteve te kene leter nga Shefi i departamentit duke motivuar kerkesen e burses

Leter prezantimi nga te pakten dy Autoritete Akademike shqiptare. Keto letra nuk jane te nevojshme ne rast se kandidatet propozohen nga Autoritete Lokale

Projekt i kujdesshem dhe i detajuar, duke shpjeguar ate c'ka kandidati do te realizoje nepermjet kesaj burse si dhe objektivat qe do te arrije, duke pershkruar qarte institucionin prane te cilit do te kryeje aktivitetin e tij si dhe kontaktet qe do te kete me personalitete shkencore dhe akademike

Leter nga nje pedagog ose ekspert italian i gatshem te ndjeke kandidatin ne aktivitetin e parashikuar ne projekt


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›