ISHP, Ylli: Shqipëria shumë e rrezikuar nga gripi i derrit
TIRANË- Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli deklaroi sot se vendi ynë shumë shpejt mund të preket nga gripi i derrit dhe kjo nuk mund të parandalohet. Ylli thekson se gjëja më e rëndësishme është që rasti i parë të pikaset shpejt në mënyrë që të mos infektojë edhe shumë të tjerë. Ndaj, ai kërkon që qytetarët të paraqiten në spital, kur shohin shenjat e gripit.
Pas konstatimit në media se në kufi nuk merret asnjë masë për parandalimin e gripit ndërsa nga vendet fqinjve vijnë lajme për shqiptarë të prekur nga ky virus, kreu i ISHP-së, thotë se është normale që virusi të hyjë edhe në Shqipëri. Ai shton se "sipas rekomandime nga OBSH-ja nuk është qëllim depistimi nëpër pikat kufitare, ndaj edhe ne nuk jemi përqendruar aty". Ylli sqaron se "Shqipëria është gati të diagnostifikojë dhe mjekojë personat që mund të preken". Pra shëndetësia është në gadishmëri.
Shtohet numri i emigrantëve me gripin e derrit në Greqi
GREQI- Dy shqiptarë të tjerë konfiromohen të prekur nga A/H1N1 në shtetin helen. Mëngjesin e sotëm laboratori i Greqisë së jugut ka deklaruar 22 raste të reja dhe numri i përgjithshem i pacienteve me gripin A ka shkuar ne 187, prej te cileve 87 jane sheruar plotesisht. Ne listën e të infektuarve janë edhe një grua 36 vjeçare me shtetësi shqiptare dhe një djalë 17 vjeç, po nga Shqipëria. Ndërkohë pak ditë më parë Ministria greke e Shëndetësisë, konfirmoi të prekur një 16 vjeçar që jetonte në Athinë, duke shkuar ne tre numri i shqiptarëve të prekur nga gripi i derrit. Situata duket e rrezikshme për përhapjen e gripit në vendin tonë, pasi siç dihet korriku dhe gushti janë muajt kur emigrantët kthehen për pushime në vendin e tyre.
Në shtetin fqinj Greqi rritet çdo ditë numri i rasteve me gripin e derrave specialistët e shëndetësisë deklarojnë se jemi në shkallën e një pandemie nga ky virus. Shumica e personave të prekur janë turiste te huaj qe vizitojnë Greqinë.
Me gjithe masat e marra, duket se gjendja ka dalë nga kontrolli pasi numri është rritur shumë për dy muajt e fundit, si dhe dyshohet se shumë të tjerë e kalojnë gripin në kushte shtëpie me simptoma të lehta, por njëkohësisht bëhen burim infeksioni për të tjerë.