E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës. Alibeaj kundër KLD-së

TIRANË- Zgjedhja e kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës është shoqëruar me polemika sot në mbledhjen e KLD-së. Pas votimit në KLD dhe zgjedhjes së Artan Zenelit në krye të kësaj gjykate ka reaguar ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke dalë hapur kundër kësaj kandidature. I pranishëm në mbledhje ishte edhe presidenti Topi, kreu i KLD-së. Ai më 12 qershor ka dekretuar Zenelin, anëtar të Gjykatës së Tiranës.
Gjatë një konference për shtyp fill pas mbledhjes së KLD-së, Alibeaj e ka cilësuar farsë procesin e sotëm, ndërkohë që vendimin për emërimin e tij e ka quajtur të paramenduar.
"Vendimi ka qenë i paracaktuar dhe paramenduar. Kandidatura që u përzgjodh është emëruar si gjyqtar një javë më parë në Gjykatën e Tiranës. Procesi i përzgjedhjes ishte në shkelje të ligjit për funksionimin e pushtetit gjyqësor, pasi ligji kërkon që gjyqtari të jetë anëtar i gjykatës jo më pak se 4 vjet dhe të kishte vlerësim për punën me notën shumë mirë"- tha Alibeaj.
Ai e ka quajtur thyerje të ligjit gjithë sa ndodhi, madje rast flagrant të kapjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe mesazhin më të keq që i përcohet zbatimit të reformave ligjore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›