LSI: Hyrja në BE, prioritet i koalicionit me Berishën

Koalicioni qeverisës Meta - Berisha do të ketë objektiv kryesor reformat e integrimit europian dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Kjo ka qenë deklarata e kreu të KDK-së në LSI, Edmond Haxhinasto, një ditë pas Konventës së Jashtëzakonshme të LSI-së. "Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit evropian, lëvizja e lirë e shqiptarëve në BE, reforma zgjedhore dhe pavarësia e gjyqsorit do të jenë objektiva kryesore edhe për koalicionin e ardhshëm qeverisës", u shpreh Haxhonasto. Sipas tij, konventa e LSI-së vlerësoi vendimin e LSI për pjesmarrje në koalicionin qeverisës si alternativën e vetme për të garantuar stabilitet politik në vend dhe për të vazhduar proceset integruese.