ISHP, grate e kepucarive me te rrezikuarat
Rreth 90% e punetoreve ne Shqiperi punojne jashte kushteve minimale te vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas nje sondazhi te Institutit te Shendetit Publik, ne vendet e punes te rrezikshme per shendetin nuk perdoren maska, doreza mbrojtese e veshjet e vecanta. Per here te pare, specialistet publikojne 10 profesionet qe kercenojne me shume shendetin e punonjesve shqiptare. Me e rrezikuar eshte jeta e grave qe punojne ne fabrikat e kepuceve, ku ndotesit jane nga perberesit kimike e deri tek ata fizike e biologjike. Vendin e dyte e ze puna ne metalurgjik, per te vazhduar me prodhimin e cimentos e minierat. Mesuesia cilesohet profesion qe rrit ne mase stresin, por demtimi eshte me pak i dukshem. Specialistet pohojne se semundjet profesionale trajtohen kryesisht nga mjeku i familjes dhe shifrat nuk raportohen. Ato fillojne nga semundjet tumorale, bronkite, anemi, astme e tuberkuloz. Nje pjese e mire e semundjeve profesionale mund te trajtohen, por jane te pasherueshme.