Tregtaret e lire kundershtojne taksen e re
Dhjetera tregtare te lire kane kundershtuar dje taksen vjetore te vene nga Keshilli Bashkiak ne Elbasan. Ne baze te vendimit te Keshillit Bashkiak te ketij qyteti, per vitin ne vazhdim tregtaret duket te paguajne 25 mije leke per vendqendrimin e tyre. Taksa e vene eshte argumentuar me sigurimin e kushteve me te mira per tregtaret, per shpenzimet qe kryhen per ndotjen e ambientit etj. Por tregtaret e lire e kane cilesuar si te padrejte kete takse ndaj kane vendosur te kundershtojne para godines se bashkise. Burime nga Bashkia e Elbasanit bene te ditur se caktimi i takses eshte vendosur me vendim te Keshillit Bashkiak dhe se shuma e caktuar eshte e perballueshme nga tregtaret. Por vete shitesit e vegjel shprehen se nje takse e tille nuk ka ekzistuar me pare dhe se nuk kane ndermend ta paguajne. Ata kane kercenuar se do te vazhdojne protesten. Nderkohe bashkia ka bere te ditur se eshte kompetence e policise bashkiake qe te kontrolloje zbatimin e vendimit te Keshillit Bashkiak. F.S.