E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ISHP, këshilla për qytetarët si të ruhen nga gripi i shpendëve

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka ndarë disa këshilla për qytetarët se si të ruhen për të mos u infektuar nga gripi i shpendëve.

ISHP këshillon qytetarët të zbatojnë masat e kontrollit të infeksionit në kontaktin e drejtpërdrejtë me shpendët e infektuara nëpërmjet trajtimit, prerjes, therjes, përpunimit ose kontaktit indirekt nëpërmjet mjediseve të kontaminuara me lëngje trupore nga shpendët e infektuara.

Sipas ISHP, kontakti me këto shpendë përfaqëson një rrezik për infektimin e njerëzve.

Popullata, të shmangë kontaktin apo prekjen e shpendëve të sëmura ose të ngordhura, duke përfshirë zogjtë e egër, dhe duhet të raportojë shpendët e ngordhura ose të kërkojë largimin e tyre duke kontaktuar autoritetet lokale veterinare.

Të respektohet higjiena e duarve dhe zbatohen masat e kujdesit para dhe pas kontaktit me shpendët dhe mjedisin e tyre.

Të zbatohen praktikat me të mira të sigurisë ushqimore: ndarja e mishit të papërpunuar nga ushqimet e gatuara ose të gatshme për t’u ngrënë, mbajtja e pastër dhe larja e duarve, gatimi i plotë termikisht i ushqimit dhe trajtimi dhe ruajtja e mishit të shpendëve në kushtet e rekomanduara.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›