Dëmtimi i ujëmbledhësit në Bunec, procedohet penalisht administratori i hidrocentralit

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Një ditë pas dëmtimit të ujëmbledhësit në Bunec, policia bëri të ditur se ka nisur procedimi penal për administratorin e hidrocentralit në Bunec.
68-vjeçari V.N, banues në Gjirokastër, u procedua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas policisë procedimi ka nisur pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është dëmtuar ujëmbledhësi tek diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /j.p/