E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP konfirmon 9 raste të reja me A/H1N1

Mjekët deklarojnë se rastet e konfirmuara janë të moshës mbi 15 vjeç, dhe të grupmoshave të rritura. Sipas tyre, nga rastet e reja të konfirmuara me virusin e gripit A (H1N1), 2 janë në Gjirokastër, 1 në Durrës, 1 në Devoll dhe 5 raste në Tiranë.
     
Përgjigjet e analizave të mostrave, të cilat rezultuan pozitive, mbërritën  në orët e mbrëmjes të ditës së enjtes nga Laboratori i Referencës për Evropën Juglindore në Bukuresht (Rumani). Mostrat u dërguan në këtë laborator për përcaktimin e nëntipit, pasi rezultuan me virusin A në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP-së.
    
Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, pas mbërritjes së rezultateve të analizave nga Laboratori i Referencës në Rumani. I prekuri ishte një student 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ishte paraqitur në Spitalin Infektiv pranë QSUT me shenja të gripit të zakonshëm. Ky rast, sipas specialistëve, nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kenë ardhur nga jashtë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›