Masakra e Qafë Gjashtës, arrestohet autori

Arrestohet në Greqi Arben Këndezi 41 vjeç, autor i masakrës së Qafë Gjashtës. Arrrestimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athinën. Arben Këndezi më datë 04.03.1997, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë të Sarandës, në bashkëpunim me shtetasit Vladimir Këndezi, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni, kanë qëlluar kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, i ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale të "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim".
Gjithashtu me datë 17.03.1997, shtetasi Arben Këndezi, në bashkëpunim me shtetasit Flamur Këndezi, Agron Qurku, Janaq Qurku, Artan Nebiu, Sandro Bollano, Edmond Sejko, Andrea Foti, Vladimir Sinani, Genci Bajrami, Ivan Veseli, Lefter Tusha dhe Gjergji Qysari kanë grabitur bankën e kursimeve të Sarandës një shumë prej 26 719 210 lekë.
Për këtë krim Gjykata e Vlorës e ka dënuar shtetasin Arben Këndezi me 6 vjet burg.