Tiranë/ Transportonin mallra kontrabandë, arrestohen 3 persona
Sektori kundër Krimit Ekonomiko-financiar në drejtorinë e qarkut Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve dhe procedimin e një doganieri në Kakavijë për trasportim të mallrave kontrabandë. Policia ka bërë arretimin e shtetasve Rustem Xhixha 57 vjeç punonjës pranë një agjensie sudhëtimesh, Sokol Osmani 35 vjeç nga Saranda, Zyber Xhixha 40 vjeç nga Kavaja dhe u bë procedimi në gjendje të lirë i doganierit Bernard Hamzaji 31 vjeç.
Këto shtetas në rrugën "Karl Gega" u kapën në flagrancë duke transportuar mallra kontrabandë të cilat transportonin nga Greqia për në Shqipëri me autobuzat e linjës mallara kontrabandë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i 2903 palëve pantallona xhinse, 390 palëve bluza dhe këmisha të llojeve të ndryshme, 163 copëve çanta shpine dhe 7 copëve sete valixhesh. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.