ISHP pezullon librezat për baret dhe restorantet, shkak abuzimet
se me një udhëzim të posaçëm, është ngritur një strukturë e re që do të merret me pajisjen e librezave shëndetësore, dhe nuk do të jetë me inspektorët që do ti shpërndajnë këto libreza duke shmangur kështu abuzimet që janë konstatuar. Unë kam ndërprerë në mënyrë të menjëhershme dhënien e librezave nga inspektorët. Është krijuar një zyrë e posaçme, pranë drejtorisë së shëndetit publik, ku funksionon me orar të plotë, çdo ditë, ku të gjithë subjektet do të paraqiten pranë kësaj zyre për tu pajisur me librezën shëndetësore", tha Mhill Gecaj, drejtor i Shëndetit Publik. Drejtori i Shëndetit Publik shpjegon dhe disa nga pikat që duhet të plotësohen për tu pajisur me librezë shëndetësore. "Që të marrësh një librezë shëndetësore do të thotë që të kesh kryer disa ekzaminime, duke filluar që nga mjeku familjes, aty ku personi ka kartelën personale. Do të kryhet ekzaminimi laboratorik pranë drejtorisë së Shëndetit Publik. Një ekzaminim radiologjik ose te mjeku pneumolog, për të parë nëse kemi vatra turbekulozi. Pa kryer këto katër ekzaminime personi nuk mund të pajiset me leje shëndetësore", beri të ditur ai. Drejtoria e Shëndetit Publik gjatë periudhës së verës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet për kushtet higjieno-sanitare në të cilat ato tregtojnë. Në prag të sezonit të verës specialistët e Higjienës kanë intensifikuar kontrollet në subjektet që tregtojnë mallra ushqimore për konsumatorët. Në veçanti, sipas specialistëve po kontrollohen ato subjekte që tregtojnë akullore, ëmbëlsira, por edhe ato që shesin produkte bulmeti. Këto kontrolle janë shtrirë pothuajse në të gjitha tregjet e Tiranës, të cilat sipas specialistëve ende nuk janë në parametrat e duhur higjieno-sanitare për tregtimin e mallrave ushqimore. Sipas specialistëve kontrolli kryhet mbi produktet që janë karakteristike për sezonin, ku përfshihen: akulloret e pastiçerisë, të cilat kanë konsumim të madh në këtë stinë, si dhe uji i ambalazhuar dhe produktet e tjera të bulmetit apo mishit etj. Pra në këtë periudhë intensifikohet puna e Inspektoratit Sanitar Shtetëror për ndjekjen e këtyre problemeve. Por një tjetër pikë që specialistët bëjnë apel është fakti që edhe konsumatorët duhet të bëjnë kujdes dhe të ruajnë veten duke blerë në ambiente që tregtojnë produkte ushqimore të sigurta dhe të pastra.
Last Updated on E Hene, 02 Gusht 2010 19:54