E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zholi lakuriq

Libri që e akuzon për të shkuarën

Anxhelin Zholi për disa është shumë e bukur, por për të gjithë nuk ka dyshim se ajo është një “makinë” publiciteti dhe marketingu. Ndërsa ecën gjithë vetëbesim në tapetet e kuq përkrah mashkullit të saj, Pit, ajo nuk harron që të sjellë në vëmendje të të gjithëve edhe aspektin tjetër, atë të një bamirëseje, ose variantin hollivudian të Nënë Terezës. Së fundi, kur ishte në Korenë e Jugut për të promovuar filmin e saj të fundit, shprehu keqardhjen e thellë për refugjatët koreanoveriorë, për të cilët i copëtohej zemra. Sigurisht që Anxhi mund të jetë bamirëse dhe një njeri me zemër, por brenda saj ka shumë më tepër të fshehta se sa ato që kanë të bëjnë me shenjtërinë. Mbi të gjitha ajo është femra që së bashku me Pit, partnerin me të cilin ka 6 fëmijë, përbëjnë një skuadër të shkëlqyer për marrëdhëniet me publikun, sigurisht për sa u përket punëve të tyre. Në premierat ku ata shfaqen së bashku duke u puthur, sikur jeta e tyre të varej nga ato puthje, nuk kuptohet mirë nëse ata janë aktorë, apo janë realë në veprimet që bëjnë, sepse për hir të së vërtetës është shumë e vështirë që të dallosh të vërtetën në një çift aktorësh me kaq përvojë. Edhe pse Anxhelina ankohet se gazetarët kanë bërë ç’është e mundur që të futen në jetën e saj private, e cila, sipas saj, është e shenjtë, ajo në daljen e fundit në tapetin e kuq deklaroi me krenari se “Bred e bën gjithmonë që të ndihet seksi dhe e lakmuar si femër”. Edhe pse ajo kërkon që të japë imazhin e njeriut që bën një jetë shumë private, në fakt është tërësisht e kundërta, sepse Zholi është shumë e zgjuar kur bien fjala te marrëdhëniet me publikun dhe ka mënyrën e saj për ta bërë veten dhe Pit interesantë. Ajo në të vërtetë është shumë e shqetësuar me median dhe është në kontroll të plotë të imazhit të saj publik. Ndaj mund të imagjinohet se çfarë mund të ketë ndier kjo “makinë” imazhi kur zbuloi të vërtetat e hidhura që thuheshin për të shkuarën dhe të tashmen e saj në një libër të fundit për jetën e saj, një biografi e paautorizuar që titullohet: “Anxhelina: një biografi e paautorizuar” dhe që pritet të dalë këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është një libër ku hidhet dritë në të shkuarën jo shumë “prej shenjtoreje” të Zholisë, e cila është e mbushur me raste të çuditshme, duke filluar që nga varësia e saj ndaj drogave dhe heroinës në veçanti, te mbrëmjet e shfrenuara, ku konsumohej drogë e alkool dhe më pas sigurisht edhe seks, deri te veprimi i dëshpëruar, kur kishte pajtuar dikë për ta vrarë. është e vërtetë se Anxhelina ka aluduar për të gjitha këto gjëra në të shkuarën, edhe pse nuk i ka pohuar kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por një nga gjërat që ajo nuk e ka zënë kurrë në gojë ka qenë dëshira dhe madje rendja e saj pas meshkujve të martuar apo të lidhur. Privatisht Anxhelina i ka mohuar të gjitha akuzat, të cilat i ngre autori i librit, veçanërisht për sa i takon pjesës së marrëdhënies së saj me Pit, që në kohën e njohjes ishte i martuar me Xhenifer Aniston. Në libër thuhet se Anxhelina ishte e vendosur që t’ia merrte bashkëshortin Anistonit me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion një femër e bukur si ajo dhe duket se metodat e saj bënë që t’ia arrinte qëllimit. Në libër thuhet se Anxhelina ia kishte vënë syrin Pit para se ta takonte për herë të parë. “Pit ishte një mashkull trofe, të cilin ajo vendosi për ta pasur, por ndërkohë ishin edhe dy meshkuj të tjerë të mundshëm Johny Dep dhe Willem Dafoe. Anxhelina i kishte parë nga larg, studiuar dhe më në fund kishte vendosur që të hidhej në veprim me Pit”, shkruhet në libër. Sigurisht që përveçse një mashkull i bukur Pit kishte një imazh shumë më tepër se kaq. Ai ishte një nga aktorët më të mirë dhe më të paguar të Hollivudit, kishte një shtëpi prodhimi të filmave dhe një reputacion të mirë. Të gjitha këto i mungonin Anxhelinës. Kështu, gjithmonë sipas Anxhelinës, për ta vënë në jetë planin e saj, Anxhi vendosi që të takonte bashkëshorten e Pit, Anistonin, në mënyrë që ta njihte më mirë se cila ishte kundërshtarja e saj. Ishte periudha kur sapo do të niste xhirimi i filmit “Zonja dhe Zoti Smith” dhe Bred e ajo do të ishin personazhet kryesore. Autori i librit shkruan: “Në atë moment Anxhelina arriti menjëherë dhe në mënyrë të papritur në sheshxhirimin e filmit ‘Friends’ për të takuan Aniston. Ajo i tha se Bred mezi po priste që të punonte me të dhe i uroi të dyve që t’ia kalonin mirë gjatë xhirimeve”. Kështu nisi takimin e parë me njeriun që do t’i rrëmbente bashkëshortin. Kur Anxhelina e pa Anistonin, mendoi se sa do mund të tërhiqej nga një tjetër lloj femre që të ishte njëherazi femërore, fatale, të kishte imazhin e një nënë dhe të ishte një mbretëreshë seksi e një shenjtore në të njëjtën kohë.
Edhe sot, 5 vjet pas kësaj ngjarje dhe pas fëmijëve të shumtë që kanë ardhur në jetë, njerëzit janë kuriozë të dinë se kur u bënë bashkë Bred dhe Anxhi, para apo pasi martesa e Pit me Aniston kishte marrë fund. Trekëndëshi i dashurisë Aniston-Bred-Zholi është shumë i gjallë në imagjinatën e njerëzve dhe me Xhenifer që është ende beqare dhe thuajse e pashoqëruar, një pjesë e mirë e njerëzve nuk është se mendojnë fort mirë për Zholi. Në këta njerëz përfshihet edhe mamaja e Pit. Por libri i ri i skandaleve dhe të vërtetave të hidhura për Zholi nuk është ndonjë gjë e veçantë për Anxhelinën. Sigurisht që ajo do të mërzitet dhe do të pezmatohet pa masë. Mbi të gjitha akuzat se ishte ajo që i dha fund martesës së çiftit më të mirë të Hollivudit nuk ia kanë bërë dhe nuk do t’ia bëjnë jetën të lehtë dhe gjithmonë do të paragjykohet. Para se të takohej dhe të lidhej me Pit, ajo ishte një person jo shumë i stabilizuar mendërisht. Ndërsa tani, pas lidhjes me të, ajo është një aktore shumë e preferuar, një grua e dhënë pas bamirësisë dhe çështjeve humanitare, që arrin të tërheqë vëmendjen e liderëve botërorë, të cilët e dëgjojnë në forume të ndryshme ku ajo flet me zemër në dorë. është e kotë të thuhet se Anxhelina nuk e pëlqen pozicionin e ri që ka marrë. Por është e qartë edhe një gjë tjetër, që shfaqjet që ata bëjnë në publik si çift janë të menduara dhe të stisura shumë mirë. Performanca e tyre e fundit në Los Anxhelos në tapetin e kuq thuhet se ka kushtuar plot 100 mijë euro për sa u përket trajtimeve të fytyrës, trupit, flokëve dhe veshjeve të çiftit. Kur vjen puna për të përcaktuar momentin në të cilin nisi romanca e tyre, çifti gjithmonë ka deklaruar se marrëdhënia e tyre filloi kur mbaroi ajo e Pit me Aniston. Vetë Anxhi ka thënë: “Për të pasur marrëdhënie intime me një burrë të martuar është shumë e rëndë, sepse e kam provuar vetë kur im atë mashtroi mamanë time. Unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë, nuk do të isha kurrë e aftë që të çohesha herët në mëngjes dhe të shihja veten time në pasqyrë. Nuk do të më tërhiqte kurrë një burrë i martuar që tradhton të shoqen”. Ndërsa autori i librit të skandaleve thotë se Bred nuk ka qenë i vetmi mashkull i lidhur me të cilin Anxhelina ka pasur një marrëdhënie, edhe pse ajo e mohon një gjë të tillë me forcë. Në libër përshkruhet fëmijëria e palumtur e Zholisë, i ati i saj, i cili e tradhtoi të ëmën dhe teori të ndryshme që kanë të bëjnë me ndikimin që një fakt i tillë pati tek Anxhelina. Edhe pse gjithçka është mohuar në libër, thuhet se një nga bashkëshortët e parë të Anxhelinës, Billy Bob Thorton, ishte i fejuar kur u dashurua dhe u martua me Zholi. Edhe me të Zholi u njoh në sheshxhirimin e një filmi. Në libër thuhet se ajo pati edhe një marrëdhënie të shkurtër me një tjetër aktor të martuar në atë kohë me Uma Thurman, Ethan Hawke, në vitin 2003. Në atë kohë ajo ishte e martuar vetë me Billy Bob. Në libër thuhet edhe se ajo pati një marrëdhënie të gjatë me Mick Jager, kur ai ishte ndërkohë i martuar me Jerry Hall dhe ajo ishte një modele e re në Nju Jork. Menjëherë pasi u takua me Bred thuhet se Zholi pati një lidhje shumë të shkurtër edhe me Ralf Fines, i lidhur me gruan që donte në atë kohë. Për të pati edhe thashetheme për marrëdhëniet me Leonardo di Caprion, Colin Farell, Timothy Hutton dhe Leny Kravitz. Me pak fjalë, e kaluara e saj është e mbushur me mjegull dhe me sjellje aspak normale, apo morale. Aktorja ka lindur në Kaliforni në vitin 1975, por pak muaj pas ardhjes së saj në jetë, i ati, aktori John Voight, nisi një marrëdhënie me një studente të tij të degës së Dramës dhe më pas e braktisi të shoqen, e cila u shkatërrua psikologjikisht nga ky veprim. Edhe pas shumë vitesh ajo i mbajti ish-bashkëshortit inat, madje edhe në shtratin e vdekjes në vitin 2007 në spital i tha së bijës që të mos ta lejonte John të vinte këmbë në dhomën e saj. Pas ndarjes, e ëma pati shumë probleme edhe me Anxhelinën, sepse ajo i ngjante shumë të atit e ia kujtonte atë vazhdimisht. Sipas disa dëshmive, ajo u rrit më shumë në praninë e grave të tjera se sa të së ëmës dhe me kalimin e kohës të dyja patën më shumë një marrëdhënie motrash se sa nënë e bijë dhe e ëma e inkurajonte për të gjitha marrëdhëniet e saj dashurore që ajo i filloi mjaft herët. Madje kur ishte 14 vjeçe nisi që të bashkëjetonte me të dashurin e parë në shtëpinë e së ëmës. Anxhelina e re ishte shumë e trazuar mendërisht dhe shpesh e priste veten me gjëra të mprehta dhe pinte alkool. Këto sjellje do të vazhdonin derisa ajo të takonte Bred. Ndërkohë, problemet psikike të Anxhelinës janë të dokumentuara dhe ajo është kuruar edhe për maninë që kishte një periudhë kohe për të vrarë veten. Aktorja ndërkohë vuan edhe nga anoreksia. Një sërë problemesh këto, që tashmë Anxhelina i fsheh me shumë mjeshtëri, por edhe për sa kohë ende vallë?

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›