E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika: Seldi është homoseksual

Ajo më shumë e tërhequr, ndërsa ai më i dhënë pas saj, duke insistuar që ajo do të ishte femra e jetës së tij.

Seldi dhe Domenika ka kanë qenë një nga çiftet më të përfolur këtë “Big Brother”, shumë kanë dyshuar në lidhjen e tyre… ata betoheshin për dashuri të përjetshme.

Ndërsa, Domenika në një intervistë për media ka pohuar se ata tashmë janë ndarë, pasi ajo ka zbuluar se Seldi është homoseksual.

“Dyshimet e para i pata pas prononcimit të një ish miku të tij O.G tek ‘Panorama’ pak javë më parë ku ai rrëfente për homoseksualitetin e Seldit. Pas kësaj, unë vendosa t’i kërkoja shpjegime Seldit, por ai i përgënjeshtroi ato publikisht në shtyp, dhe unë u qetësova për një farë kohe", tha Domi për Panorama Plus.

"Por sjellja e Seldit vazhdonte të ishte shumë dyshuese. Në fillim mendova se mos në jetën e tij ishte një femër tjetër, por jo, fatkeqësisht ishte një mashkull dhe pikërisht këngëtari Sinan Hoxha”, shtoi ajo.

Sipas Domenikës, Seldi në fillim i kishte thënë se Sinanin e kishte kushëri dhe shok të ngushtë, porse ajo kishte filluar të dyshonte pasi sa herë që Seldi kishte folur me këngëtarin në telefon “dilte në ballkon dhe s’kishte dëshire ta dëgjonte njeri kur fliste me të”.

“Insistimi im për marrëdhënien mes tyre ishte aq i madh sa e detyroi Seldin që të më rrëfente gjithçka: Se ai me Sinan Hoxhën ishin më shume se miq, ishin të dashur”, shton ajo.

Domenika tregon më tej se kishte qenë pikërisht këngëtari Sinan Hoxha ai që e kishte shtyrë Seldin të futej në Big Brother dhe të lidhej me një femër, në mënyrë që të shuheshin thashethemet për homoseksualitetin e tyre

/panorama/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›