E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ISHP promovon kujdesin ndaj shëndetit mendor në vendin e punës

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se është përmbyllur faza e trajnimeve mbi kujdesin ndaj shëndetit mendor në vendin e punës nga personeli drejtues, të zhvilluara në bashkëpunim me katër drejtoritë rajonale të Operatorëve të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në rrethe.

Sipas ISHP-së, “qëllimi i trajnimeve është rritja e njohurive të personelit të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) mbi kushtet që ndikojnë në shëndetin mendor në vendin e punës dhe si personeli drejtues të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në rast të një punonjësi që përjeton probleme të tilla.

Ky trajnim do t’i shërbejë personelit të NJVKSH-ve për të promovuar dhe trajnuar menaxherët, supervizorët dhe burimet njerëzore nga institucione të ndryshme dhe ndërmarrje private mbi krijimin kushteve për një shëndet të mirë mendor për punonjësit e tyre dhe ofrimi i mbështetjes në rast nevoje”, thuhet në njoftim.

Nga faza e trajnimeve në rrethe të OSHKSH 1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›