E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH: Ja sa rriten pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve

TIRANE- Fondi i Sigurimeve Shendetesore miratoi sot vendimin për rritjen mesatare të pagave me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga 15 korriku.

Sipas ISKSH, “Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët të cilët mbulojnë zonat qendrore, paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 65.335 lekë, bëhet 67.335. Ndërsa mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë të reja, bëhet 84.335 lekë”.

Pra, një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 57.335 lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 84.335 lekë.
Mësohëet se nga kjo rritje përfitojne rreth 1600 mjekë familje me një efekt financiar 5/mujor rreth 17.8 milionë lekë.

Ndër të tjera ISKSH bën me dije se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj. Paga mujore bruto e mjekut specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 54.800 lekë në 58.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milioë lekë.

ISKSH njofton se edhe paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje që varion nga 2.33-4.23 %. Nga 15 Korriku pagat mujore bruto të infermiereve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e inferimierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë.
Nga kjo rritje përfitojne rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë.

Paga e personelit tjeter jo shëndetësore (sanitarë, shoferë) dhe ekonomistë
Për personelin ekonomist dhe personelin tjetër, gjithsej rreth 672 punonjës, është parashikuar një rritje mesatare e pagave nga 2% në 5.25%, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, rreth 5.5 milionë lekë.

Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë. Efektet financiare mbulohen nga buxheti i miratuar nga KA për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor qysh në fillim të vitit 2013 dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2013.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›