Ndërhyrja në Siri, Greqia në debat për pjesëmarrjen
Presidenti i Republikës greke, Karolos Papulias ka shprehur shpresën që ata të cilët marrin vendimet, të shqyrtojnë me kujdes çështjen e ndërhyrjes ushtarake në Siri.
“Ta masin me kujdes çështjen e ndërhyrjes në Siri. Nuk e di nëse të rejat e fundit në rajon janë orguzeza, por janë shumë të vrenjtura”, tha zoti Papulias.
Ministri i jashtëm, Evangelos Venizelos, në një deklaratë për agjencinë Reuters, e cilësoi situatën në Siri si “tepër të vështirë”, ndërsa zëvendësministri i jashtëm, Dimitris Kurkulas deklaroi se Greqisë nuk i është bërë asnjë kërkesë zyrtare për pjesëmarrje në një ndërhyrje të mundshme kundër Sirisë.
Ai shtoi se qëndrimi grek konsiston në përmirësimin e rolit të vendit në rajon dhe në shërbimin e interesave greke, ndërsa interesi strategjik i Greqisë është që të stabilizohet situata në Siri me zgjidhje politike.
Partia kryesore e opozitës, SYRIZA, nëpërmjet një letre që kryetari Aleksis Tsipras i ka kërkuar kryeparlamentarit thirrjen e një seance plenare, me qëllim që deputetët të informohen nga kryeministri për predispozicionin e qeverisë.
E Majta Demokratike, DIMAR, deklaroi se Greqia nuk duhet të ketë asnjë lloj implikimi në një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Siri.