E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia një person në kërkim për vjedhje

TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi dje nga Greqia, drejt vendit tonë, shtetasin Artan Muça, vjeç 38, nga Mati.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin të datës 15.05.2010, e ka dënuar shtetasin Artan Muça, me 1 vit burg për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1, i Kodit Penal.

Shtetasi Artan Muça, në datën 24.07.2009, i ka vjedhur automjetin një shtetasi në Tiranë, për të cilin i dëmtuari ka bërë kallzim në Komisariatit nr.3.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 13.03.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Artur Muça.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›