E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH, barnat online

Të gjithë ata pacientë, të cilët përfitojnë prej ilaçeve të rimbursueshme, tashmë do të kenë mundësinë që të sigurojnë informacion në lidhje me këto barna në kohë reale. Kjo u bë e mundur pas përfundimit të projektit të hedhjes on-line të recetave.

Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, deklaroi se e gjithë kjo nismë është në funksion të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të shërbimit ndaj popullatës.
 

Në bazë të këtij projekti është krijuar një regjistër qëndror online i farmacive dhe në të ka të dhëna identifikuese për të kontaktuar farmacinë si dhe statusin e kontratës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›