Zhvillohet konferenca për teknologjinë e informacionit

Të rejat më të fundit nga shkenca e teknologjisë së informacionit nga e gjithë bota janë publikuar për tre ditë në Universitetin Politeknik .
Në konferencat e ndërkombëtare profesorë dhe kërkues shkencorë nga vende të ndryshme të botës kanë sjellë në Tiranë arritjet e tyre shkencore në fushat e sipërshënuara. Sipas organizatorit të konferencave Leonard Barolli këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për studentët.
Një nga punimet shkencore të prezantuara në këtë konferencë ka qenë edhe projekti me temë “Open Govermment Data on the web”.
Konferenca e katërmbëdhjetë e Sistemeve të Informacionit të bazuara në rrjete dhe konferenca mbi Teknologjitë inovative e të dhënave dhe ëeb-it janë të njohura në të gjithë botën për risitë që sjellin në këto fusha.