E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

ISLAMABAD – Përshkallëzohen tensionet në kufirin Afganistan-Pakistan

ISLAMABAD, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministria e Mbrojtjes e qeverisë talebane në Kabul njoftoi sot se kishte vënë në shënjestër disa “strehime të elementëve të këqij dhe mbështetësve të tyre” brenda Pakistanit në një veprim hakmarrës.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se këto qendra janë përdorur për të organizuar dhe planifikuar sulme në territorin e Afganistanit.

Marrëdhëniet midis Afganistanit dhe Pakistanit janë të tensionuara mes përleshjeve të vazhdueshme përgjatë kufirit të tyre.

“Sulmet ajrore të Pakistanit në tokën afgane këtë javë, shkaktuan vdekjen e dhjetëra civilëve, përfshirë 20 fëmijë”, tha OKB.

OKB-ja e quajti sulmin e së martës nga forcat pakistaneze në provincën kufitare ,Paktika të Afganistanit një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Autoritetet afgane raportuan se viktimat ishin refugjatë që iknin nga konflikti nga rajoni i Waziristanit në Pakistan – dhe paralajmëruan për hakmarrje.

Megjithatë, Pakistani pretendon se sulmet ajrore kishin në shënjestër strehë të dyshuara të militantëve Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP).

TTP është një grup militant që ka qenë përgjegjës për sulme të shumta në Pakistan.

Islamabad pretendon se TTP fshihet në tokën afgane, një pretendim që Kabuli e ka mohuar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›