E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH: Fillon sot ndarja e shpërblimit prej 2 mijë lekësh për pensionistët

Tiranë- Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka njoftuar sot se të gjithë pensionistët që përfitojnë nga shpërblimi prej 2 mijë lekësh të qeverisë për festat e fundvitit mund ta marrin atë nga dita e sotme deri në datën 31 dhjetor.
Në datën 19 dhjetor Këshilli i Ministrave vendosi që të gjithë pensionistët të shpërblehen me 2 mijë lekë, edhe pse sivjet kjo shumë është sa gjysma e shpërblimit të viteve më parë.

Sipas ISSH-së është krijuar një kalendar për të gjitha datat e pensioneve në mënyrë që të mos krijohen radhë. Kështu duke filluar nga sot mund të marrin shpërblimin pensionistët që kanë marrën pensionin në datat 1, 2, 3 dhe 4 dhjetor.

-Në datën 22 dhjetor do ta marrin datat 5, 6 dhe 7 dhjetor
-Në datën 23 dhjetor do ta marrin datat 8, 9, 10, 11dhe 12 dhjetor
-Në datën 24 dhjetor do ta marrin datat 13, 14, 15, 16 dhe 17 dhjetor
-Në datën 25 dhjetor do ta marrin datat 18, 19 dhe 20 dhjetor
-Nga data 26.12.2012 dhe deri më datë 31.12.2012 ora 12.00 do paguhen njëkohësisht pensionet dhe shpërblimet e atyre datave si dhe rastet e të gjithë atyre personave që nuk kanë mundur të paguhen në datën e përcaktuar.

Përveç 5 600 pensionistëve shpërblime përfitojnë edhe personat që marrin trajtim të veçantë si punonjës nëntoke, punonjësit e ndërmarrjeve ushtarke, veteranët e luftës si dhe ish-efektivët policorë dhe ish-ushtarakët.

Sipas ISSH-, nëse shpërblimi nuk merret gjatë këytyre ditëve, ai mund të merret edhe pas Vitit të Ri.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›