E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Punësim për familjet rome, Gjosha: Të rrisim arsimimin

Tiranë- Bashkia e Tiranës u ka premtuar punësim komunitetit rom që jeton në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve.

Nënkryetari i Bashkisë, Petrit Vasili, ka parë nga afër situatën dhe ka thënë se kjo kategori shoqërore kërkon më tepër se ndihmët e dhëna gjatë fundvitit.

“Bashkia ka stabilizuar një program bashkëpunimi me Ministrinë e Punës për punësimin e komunitetit, qofshin edhe punësime sezonale, në mënyrë që falë punësimit shumë probleme të kenë një lehtësim”,- tha Vasili.

Me të ishte e pranishme edhe zv/ministrja Punës dhe Shanseve të Barabarta Klajda Gjosha tha se duhet të punohet edhe për arsimimin e tyre në mënyrë që të integrohen në shoqëri.

“Duhet të punojmë shumë për punësimin dhe integrimi e tyre në shoqëri, për shëndetin e tyre dhe mbi të gjitha për arsimimin e tyre. Ne shohim kaq shumë fëmijë dhe vetëm nëpërmjet arsimimit të tyre mund të integrojmë këtë komunitet në shoqërinë shqiptare”,- tha Gjosha.

Deklaratat erdhën gjatë takimeve të zhvilluara me disa prej familjeve rome që jetojnë në këto zona.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›