ISSH, pesë përgjigje për problemet me pensionet
Lidhja e përftimit, sipas kohës kur bëhet kërkesa për pension.
Kush përfiton nga ligji për të përndjekurit dhe për invalidët.
Qytetarët kanë shp-esh paqartësi lidhur me mënyrën e përfitimit të pensionit, kohën e paraqitjes së dokumentacionit, specifika të përfitimit që lidhen me kategori si të përndjekurit politikë apo invalidët. Lidhur me këto çështje, pranë ISSH-së shpesh shkojnë edhe një numër i lartë kërkesash për sqarime. Gazeta boton sot pesë pyetjet më të zakonshme që i drejtohen ISSH-së për sqarime nga qytetarët dhe përgjigjet që japin ekspertët e këtij institucioni. Çështjet që parashtrohen lidhen me moshën e përftimit në rast se një qytetar është në vitin e fundit të punës, apo edhe çështje të përfitimit nga ligji për të dënuarit politikë. Një tjetër rast është edhe ai i pensionit të invaliditetit dhe çfarë ndodh në rastet kur qytetari nuk paraqitet në datën fikse për rikontrollet pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë.
Qytetari M.SH. u ka drejtuar një kërkesë sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Në dokumentet e paraqitura është edhe ai i vuajtjes së dënimit me internim për motive politike. Mbi bazën e këtij dokumenti, qytetari në fjalë kërkon të përfitojë pension mesatar si i përndjekur politik. Periudha e vuajtjes së dënimit të tij është nga 714 vjeç.
Në nenin nr. 5, të ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë, është përcaktuar që njihet e vlefshme për efekt vjetërsie në punë ose shërbimi koha e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë dhe me internim, si dënim penal plotësues.
Në pikën nr. 2, të udhëzimit nr. 2, datë 04.01.1992 Për zbatimin e ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë është parashikuar që personave të dënuar me heqje të lirisë, me internim apo dëbim për motive politike, u jepet pension mesatar, kur nuk kanë mundësi ose nuk kanë interes, të zgjedhin pagën mesatare.
Në pikën 5, të udhëzimit nr. 2, datë 04.01.1992, të Këshillit të Ministrave Për zbatimin e ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike, është përcaktuar që për të përfituar të drejtat që parashikon ligji Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë në fushën e sigurimeve shoqërore, të interesuarit e pafajshëm duhet të paraqesin në organet e sigurimeve shoqërore të rrethit dokumentet përkatëse, ndër të cilat edhe vërtetimin për kohën e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë, për kohën e vuajtjes së dënimit me internim si dënim penal plotësues, për kohën e vuajtjes së dënimit si i internuar për shkaqe politike, si dhe për rastet e pushkatimit pa gjyq etj. Ky vërtetim lëshohet nga Ministria e Rendit Publik, e cila bashkëpunon për këtë me Ministrinë e Drejtësisë. Më tej, në pikën 10 të udhëzimit të sipërcituar, është përcaktuar se koha e internimit dhe dëbimit për motive politike nuk njihet vjetërsi pune para moshës 15 vjeç. Sa më sipër, periudha e vuajtjes së dënimit para moshës 15- vjeçare nuk merret për bazë në llogaritjen e periudhës së sigurimit dhe, për rrjedhojë, pensioni nuk mund të llogaritet në nivelin mesatar të pensionit për këtë periudhë.
Qytetari A. R. është i ditëlindjes 20.12.1950. Ai ka një periudhë të përgjithshme sigurimi prej 36 vitesh e 1 muaj. Në datën 15.08.2010 ky qytetar ka paraqitur kërkesën të shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës, për të përfituar pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, pensioni i është caktuar duke filluar nga data 15.08.2010, ndërkohë që ai kërkon të fillojë pagesa e pensionit nga data kur i ka lindur e drejta për pension.
Sipas datëlindjes të qytetarit, mbështetur në nenin nr. 92, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, e drejta për të përfituar pension të plotë pleqërie i ka lindur më datën 20.06.2009.
Në nenin 62, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, është përcaktuar që e drejta e pensionit nuk parashkruhet. Pra, pagesa e pensionit, n.q.s kërkesa bëhet jo më vonë se 1 vit nga data që lind kjo e drejtë, paguhet që nga data e mbushjes së kushteve për pension. Në raste të tjera, pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim.
Mbështetur në sa më sipër, meqenëse qytetari e ka paraqitur kërkesën pasi ka kaluar një vit nga lindja e së drejtës, pagesa e pensionit ka filluar nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim.
Jam një pensionist i sëmurë që kam përfituar pensionin e invaliditetit. Aktualisht jam jashtë Shqipërisë. Para një jave duhet të paraqitesha para Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë për rikontrollin e gjendjes shëndetësore. Për arsyet e mia nuk jam paraqitur dhe, sipas informacioneve që kam, pagesa e pensionit do të më ndërpritet. Ju lutem më sqaroni lidhur me problemin tim, pasi gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë.
Në nenin 35, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë është përcaktuar që personi që bëhet i paaftë, merr pension invaliditeti, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Në vendimin e tij shënohen shkaqet e invaliditetit, koha e fillimit të tij, si dhe shkalla e humbjes së aftësisë në punë.
Në pikën 4, të nenit 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë është përcaktuar që pensioni i invaliditetit do të ndërpritet për periudhat që pensionisti refuzon të vizitohet te Komisioni i mjekëve ekspertë kompetentë.
Po ashtu, në pikën 7, të kreut III të rregullores, datë 30.5.2005 Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve është përcaktuar që invalidët që nuk paraqiten në KMCAP në datën e rikontrollit, ruajnë të drejtën e rishqyrtimit gjatë periudhës tremujore në vazhdim. Në qoftë se paraqiten brenda kësaj periudhe, të drejtën e përfitimit e ruajnë edhe për periudhën e prapambetur.
Në qoftë se invalidi nuk paraqitet në KMCAP edhe gjatë kësaj periudhe, KMCAP në mbështetje të nenit 62, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, merr vendim dhe e deklaron atë pa invaliditet. Në këtë rast, dosja konsiderohet e mbyllur dhe për rihapjen e saj do të zbatohen të njëjtat rregulla si për rastet që drejtohen për të parë në KMCAP.
Jam një qytetar, përfitues i pensionit të pleqërisë, me banim në fshat. Kam dëgjuar se sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave pensionistët përfituan kompensim për energjinë elektrike. Unë nuk e përfitoj këtë kompensim. Lutemi më sqaroni nëse mund ta përfitoj atë.
Në pikën 1/c, të VKMsë nr. 565, datë 09.08.2006 Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike (e ndryshuar), është përcaktuar se përfitojnë kompensimin e energjisë elektrike, sipas kësaj VKMje, kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, ose që përfitojnë pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të tjerë të familjes të punësuar në sektorin publik apo të punësuar në subjekte, juridike e fizike, private ose të vetëpunësuar në sektorin privat, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Mbështetur në sa më sipër, meqenëse vendbanimi ju