Tjetër rritje çmimi të naftës në Shqipëri

Importuesit shqiptarë e rrisin çmimin e këtij produkti para se të rritet ai në tregjet ndërkombëtare.
Kështu, në pikat me pakicë në Tiranë, nafta shitet me 189 lekë për litër, rekordi më i ri në çmim. Nga të dhënat, bëhet me dije se çmimi është rritur me 4 lekë për litër. Rritja e çmimit të naftës shkakton proces zinxhir edhe të rritjes së çmimeve të produkteve të tjera.
Nga ana tjetër, në tregjet ndërkombëtare ka pasur një rritje të lehtë të arit të zi për shkak të forcimit të monedhës amerikane, me të cilin kryhen blerjet. Edhe në Shqipëri, shkëmbimi i dollarit amerikan ka pësuar rritje. Në tregun valutor, një dollar shkëmbehet me 104 deri në 106 lekë. Rritje ka pësuar edhe euroja. /Start/
2012-02-26 12:45