Mbledhja e përbashkët e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Spiropali: Koordinim i axhendës kombëtare

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një prononcim për medie, informoi mbi mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë, në 20 dhjetor.
Spiropali theksoi se kjo mbledhje e përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të axhendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.
Sipas Spiropalit, kjo do t’i shërbejë rritjes së kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimit, paqes e sigurisë në rajon e më gjerë.
“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.”
/m.m/r.e/