E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – Orban: Takimet me Putinin dhe Zelensky të domosdoshme

ROMË, 6 shtator /ATSH-DPA/- Kryeministri hungarez, Viktor Orban i quajti takimet me dy liderët – presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky – “të domosdoshme” gjatë një konferencë ekonomike në Cernobbio, në veri të Italisë.

Në fjalimin e tij në Forumin Ambrosetti, kryeministri hungarez kritikoi atë që ai e përshkroi si pikëpamje mbizotëruese në Evropë – se një armëpushim në luftën në Ukrainë duhej të paraprihej nga dialogu dhe një plan paqeje.

Në vend të kësaj, ai tha se armëpushimi duhej të ishte në vend të parë, përpara bisedimeve mbi një plan përfundimtar të paqes.

Orban, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së, paralajmëroi gjithashtu se migrimi po minon gjithnjë e më shumë strukturën evropiane.

“Italia dhe vendet e tjera me nivele të larta migrimi kanë një “problem serioz”, tha Orban, ndërsa e quajti kryeministren italiane Girogia Meloni – një kolege populiste të krahut të djathtë – “motra e tij e krishterë”.

Kryeministri tha gjithashtu se shpreson që republikani Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor – dhe kritikoi Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane të BE-së, për të cilën ai tha se po dëmton konkurrencën ekonomike të kontinentit.

Në të kaluarën, vende të tjera të BE-së kanë ngritur shqetësime rreth Orbanit për vizitën e tij me Trump, si dhe udhëtimet në Moskë dhe Pekin, mes konfliktit Rusi-Ukrainë dhe tensioneve tregtare midis Kinës dhe BE-së.

Presidenca e Hungarisë është kritikuar gjithashtu nga disa vende anëtare të BE-së dhe disa prej tyre po bojkotojnë takimet e organizuara nga Budapesti. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›