ITALI – Piatendosi: Do ta riaktivizojmë qendrën e riatdhesimit në Shqipëri

BOLONJA, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Do ta riaktivizojmë qendrën e riatdhesimit në Shqipëri dhe unë nuk shoh asnjë arsye se si Gjykata Evropiane e Drejtësisë mund të mos pajtohet me ne, deklaroi sot ministri i Brendshëm italian, Matteo Piatendosi.
“Ne po mendojmë për një riaktivizim të ardhshëm të të paktën një komponenti të funksioneve të asaj qendre, që tashmë ekziston: atë të një qendre riatdhesimi”, deklaroi Piatendosi.
”Ndërsa presim, pas disa javësh ose disa muajsh, për një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, që nuk e shohim të mos jetë në përputhje me qëndrimet e qeverisë italiane”, theksoi ai duke folur për qendrën e emigrantëve në Shqipëri.
”Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pritet më së voni deri në verë”, sqaroi Piantedosi.
”Të gjitha vendet në Europë po evoluojnë drejt një pozicioni që është shumë në përputhje me atë të Italisë”, tha ministri./ a.jor.