E Enjte, 5 Nëntor 2026

IZRAEL – Gallant: Arsenali i Hezbollahut i reduktuar me 80%

TEL AVIV, 29 tetor /ATSH-DPA/- Hezbollahu në Liban ka humbur një pjesë të madhe të fuqisë së tij sulmuese gjatë vitit të kaluar, tha sot ministri i Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant.

Gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Izraelin verior, Gallant vlerësoi se milicia libaneze ka vetëm rreth 20% të arsenalit të saj të mëparshëm të raketave dhe armëve.

Nuk ishte e qartë se mbi çfarë provash kishte arritur në këtë përfundim. Hezbollahu nuk ka dhënë informacion mbi stoqet e tij.

Hezbollahu, një aleat i Iranit ka sulmuar me raketa në drejtim të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gazë më shumë se një vit më parë.

Izraeli është përgjigjur me sulme masive ajrore dhe që atëherë ka nisur një ofensivë tokësore. / /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›