IZRAEL – Netanyahu: Hamasi po zhvillon një luftë psikologjike ndaj familjeve të pengjeve

TEL AVIV, 15 mars /ATSH-DPA/- Izraeli tha dje se plani i Hamasit për të liruar një shtetas amerikano-izraelit të marrë peng në Gazë, së bashku me trupat e disa pengjeve të tjerë të vdekur, po shkaktonte një “luftë psikologjike” ndaj familjeve të të rrëmbyerve.
Katër pengje të vdekur, të cilët thuhet se janë me shtetësi të dyfishtë, do të dorëzohen në të njëjtën kohë, sipas planit të shpallur nga grupi islamik palestinez. Hamasi nuk specifikoi kombësinë e dytë të katër izraelitëve të vdekur.
“Plani erdhi pas një propozimi nga ndërmjetësit”, tha grupi.
Në fillim të muajit, Hamasi dhe Izraeli arritën në fund të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila përfshinte lirimin e pengjeve nga Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Sipas palës izraelite, militantët islamikë në Rripin e Gazës mbajnë ende 24 pengje, si dhe 35 trupa të të rrëmbyerve.
Qeveria izraelite e përshkroi ofertën e fundit të Hamasit si të pamjaftueshme dhe manipuluese.
Ndërsa Izraeli ka pranuar një propozim më të gjerë nga SHBA-ja, Hamasi ka këmbëngulur duke refuzuar dhe zhvilluar një luftë psikologjike kundër familjeve të pengjeve”, tha zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu. //a.i/