E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SPANJË – 89 të zhdukur pas përmbytjeve në Valencia

VALENCIA, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën 89 persona rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve në Valencia.

Një gjyaktë në Valencia tha sot në mbrëmje se kishte regjistruar 89 raste të personave të zhdukur në këtë rajon spanjoll të goditur rëndë nga përmbytjet.

“Zyrat e përbashkëta të policisë shkencore dhe forcave të sigurisë kanë numëruar 89 raste të personave të zhdukur”, tha Gjykata e Lartë e Drejtësisë e rajonit të Valencias në X.

Kjo është hera e parë që autoritetet japin një shifër të zhdukurve.

Deri tani ka 217 viktima./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›