E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA 2024 – Votojnë edhe astronautët e NASA-s

STACIONI HAPËSINOR (ISS), 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Astronautët e NASA-s, Butch Wilmore, Suni Williams, Nick Hague dhe Don Pettit postuan një foto ”zgjedhore” nga ISS në llogarinë e tyre në Instagram.

Në imazh që të katër kanë veshur çorape me ngjyrat e flamurit amerikan dhe në çorapet e dy prej tyre shkruhet ”Krenar që jam amerikan”.

Astronautët votuan paraprakisht në hapësirë ​​dhe fletët e tyre të votimit u transmetuan përmes rrjetit të hapësirës së afërt të NASA-s, një plejadë satelitësh që komunikojnë me antenat në planetin tonë.

”Është një detyrë shumë e rëndësishme që kemi si qytetarë dhe mezi pres të jem në gjendje të votoj nga hapësira”, u tha Williams gazetarëve në një konferencë shtypi më 13 shtator nga stacioni hapësinor./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›