IZRAEL – Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani vritet pas në një sulmi ajror në Teheran

TEL AVIV, 17 mars /ATSH-DPA/ – Shefi i sigurisë kombëtare të Iranit, Ali Larijani, është vrarë në një sulm ajror në Teheran, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Sipas zyrës së tij, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit u vra pas një sulmi gjatë natës, duke konfirmuar raportimet e mëhershme të medieve izraelite.
Izraeli ka vrarë tashmë dhjetëra figura të rëndësishme të aparatit të pushtetit iranian gjatë luftës aktuale.
Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, u vra gjithashtu në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin Teheran më 28 shkurt./ /Ad.Ab./ a.jor.