E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malishevë, VV: PDK BAST

Qendra e Malishevës e Lëvizjes Vetëvendosje!, ka mbajtur një aksion simbolik ku e ka quajtur pushtetin aktuarl si PDK – Bast. Kjo qendër, në muajin tetor të vitit të kaluar ka dorëzuar një kërkesë në Prokurorinë Komunale në Prizren.

”Me anë të saj kemi kërkuar që të hetohen shkeljet e argumentuara, përmes një dosje me materiale të tenderëve, që në detaje flisnin për konfliktin e interesit të zyrtarëve komunal dhe shpërblimet e padrejta që zyra e prokurimit po ju bënë financuesve të PDK-së”, është thënë në këtë aksion.

Sipas aktivistëve të kësaj lëvizjeje, nga viti 2008 deri sot rreth 10 milion euro kanë fituar vetëm këto kompani të lidhura me pushtetin.

“Ne rikujtojmë dëmin që po ju bëhet qytetarëve nga ky pushtet. Miliona euro keqpërdoren në projekte që nuk bëhen sipas nevojave që kanë qytetarët, por sipas interesave të bizneseve të zyrtarëve komunal dhe financuesve të PDK-së”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ata kanë shtuar se “Aksioni i sotëm PDK BAST ka për qëllim demaskimin e këtij pushteti, i cili në mënyrë antiligjore përdorë institucionet publike për interesa partiake. Ky model qeverisës më shumë i ngjan trukimeve sportive dhe basteve që sot janë trend në shoqërinë e pazhvilluar e të varfër të Kosovës, se sa një qeverisjeje të përgjegjshme demokratike”./Indekonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›