Kacin: Serbët e Kosovës, duhet të jenë të barabartë

Serbët e veriut duhet ta pranojnë realitetin dhe të japin mbështetjen e tyre për forcimin e pozitës së komunitetit serb në Kosovë.
Kështu ka thënë raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin. Ai ka theksuar se serbët në veri të Kosovës do të jenë gjithmonë një funksion i politikës së brendshme të Serbisë.
Serbia sipas tij, tani ka nevojë për të balancuar qëndrimin e saj ndaj serbëve në veri dhe atyre që jetojnë në jug./Indeksonline/