E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia mësyn Milanit

Talenti i Queen Park Rangers, Adel Taarabt është shprehur se është në bisedime me Milan për një kalim të mundshëm në "San Siro". Ylli marokien ka deklaruar se agjenti i tij është në tratativa me klubin kuqezi dhe vetë Adriano Gallianin, raporton "Daily Mail".

Adel Taarabt është një prej lojtarëve kyç të QPR-së dhe shpesh herë ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe portaleve me golat e tij fantastikë.

Milan është në kërkim të një sulmuesi në janar pasi pritet largimi i Robinho dhe Patos dhe një dyshe El Shaarawy-Taarabt do të ishte e përkryer. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›