Tifozët e Realit, zgjedhin më të mirët

Në një sondazh të hapur në të përditshmen sportive "Marca" tifozët e Real Madridit i kanë zgjedhur lojtarët më të mirë të vitit për ta.
Iker Casillas është lojtari më i votuar te Reali duke marrë 6.9% të votave. Pas tij me më shumë vota ishte Sergio Ramos. I treti në këtë rënditje është Crsitiano Ronaldo me 6.1% të votave.
Xabi Alonso, Callejon, Ozil dhe Benzema janë katër lojtarët e tjerë që kanë më shumë vota.
Zhgënjyes ky sondazh ishte për Jose Mourinhon i cili pavarësisht asaj se vjtin e bëri kampion këtë skuadër, nuk u votua hiq më shumë se 3.5%./Indeksonline/