E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibish Ahmeti, kandidat për kryetar të Suharekës nga VV

Lëvizja Vetëvendosje!, në Suharekë, ka zgjedhur që në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të garojë me Ibish Ahmetin, kandidat për kryetar të kësaj komune.

Ibishi, mjek me profesion, në fjalën e tij me rastin e pranimit të kandidaturës, ka thënë se qytetarët e Komunës së Suharekës, ballafaqohen me probleme të shumta, si pasojë e keqqeverisjes nga të gjitha legjislaturat komunale të pasluftës. “Personalizimi i pushtetit dhe institucioneve publike bashkë me korrupsionin dhe tenderomaninë, trajtimi jo i drejtë dhe jo i barabartë i qytetarëve, ndarja jo e drejtë dhe keqpërdorimi i buxhetit komunal, tregojnë se këta pushtetarë kanë harruar se ata do të duhej të ishin në shërbim të qytetarëve e jo qytetarët në shërbim të tyre”, tha Ahmeti, duke shtuar se Theranda kishte një industri që dikur ishte e njohur në gjithë Jugosllavinë, e cila tani ekziston vetëm për përfitimet e atyre që e privatizuan dhe atyre që e ndihmuan privatizimin e saj.

Ndërsa, duke folur për shëndetësinë, që të dyja që është tejet degraduara në këtë komunë, Ahmeti shtoi: “Shëndetësia është e udhëhequr nga njerëz të politikës dhe vetëm për interesat e politikës. Punësimi në baza partiake dhe familjarizimi ka sjellë vetëm sasi, por jo edhe cilësi. Trajtimi jo dinjitoz i kuadrove mjekësore, sidomos mjekëve, ka bërë që një numër i madh i tyre të largohen jashtë”, thuhet në një njoftim për media të L.Vetëvendosje!./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›