E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra : Barcelona ta harrojë largimin tim

Ibrahimoviç nuk la një përshtypje të mirë gjatë vitit të parë në “Kamp Nou” dhe fakti që Barcelona bleu për 40 milionë David Vilën vë në dyshim vendin e titullarit për sulmuesin suedez.

Gjithsesi, ai deklaron se nuk ka ndërmend të largohet: “Isha një futbollist i Barcelonës kur nisa pushimet dhe do të jem lojtar i Barçës edhe kur të kthehem, - tha sulmuesi gjatë një konference për shtyp ku u emërua si kapiten i ardhshëm i Suedisë.

- Kam edhe katër vjet kontratë me këtë klub dhe kam ndërmend ta respektoj atë.” Ish-sulmuesi i Interit iu përgjigj në këtë mënyrë hipotezave për një të ardhme në një ekip tjetër.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë përdorur emrin tim sepse është e këndëshme te jesh futbollist i çelsit, Milanit dhe Mançester Sitit pa qenë asnjëherë atje.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›