E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaneti : 20 tituj kampion me Interin ose "vdes"

Për t’u paraqitur sa më në formë në ditën e parë të stërvitjes zikaltër, Havier Zaneti i ka marrë masat pas pushimeve dhe një ndalese të shkurtër në Afrikën e Jugut gjatë Botërorit:

“Për të shmangur problemet, fillova të stërvitesha me një farë intensiteti që në fillim të korrikut”, - tregon kapiteni i Interit. Pra asgjë e re për një njeri që stërvitet që në ditën e dasmës.

Më 10 gusht do të mbushë 37 vjeç dhe pyetjes se kur do të tërhiqet, i del menjëherë përpara: “Jo përpara se të kem fituar edhe yllin e dytë mbi fanellën e Interit. Jemi në kuotën 18-të, na mungojnë edhe dy.

Kam uri, shumë uri. Do të luajmë për shumë trofe këtë vit. Asnjë s’ka dëshirë të ndalojë që nga mbrëmja e Madridit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›