Ibra Milan nuk po perforcohet

Zlatan Ibrahimovic siguron nga Suedia tifozët e Milanit se nuk do të largohet nga kuqezinjtë, por lëshon edhe alarmin: “Milani nuk po përforcohet!”
“Ndihem mirë dhe do të respektoj kontratën që kam me klubin”, theksoi sulmuesi nga grumbullimi i kombëtares suedeze.
Më tej, Ibra shpalos problemin e Milanit: “Shoqëria ka problem ekonomik. Nuk ka para’ për të blerë ato 4-5 lojtarë që na duhen, por unë nuk do të largohem sepse jo gjithmonë fitojnë më të mirët.”
“Nuk jam i shqetësuar sepse deri tani kemi blerë dy lojtarë e mbase vjen një i tretë. Nuk kemi lojtarët më të mirë të botës në dispozicion, por Chelsea tregoi se mund të fitosh duke luajtur të bashkuar”, shtoi Ibrahimovic.