Ibra: Ronaldo është i mirë, por Interi do ta mposhtë Unitedin
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lëvduar yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Old Trafford, por ka shtuar se skuadra zikaltër do t'i eliminojë kampionët në fuqi nga Liga e Kampionëve. "Ronaldo është lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai po luan shumë mirë. Ai ka fituar Topin e Artë, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit dhe tre trofe me klubin e tij sezonin që shkoi". "Unë duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe do të vijë koha për ta fituar edhe Topin e Artë, por më e rëndësishmja është që të fitoj me skuadrën". "E kemi fituar Kampionatin këto vitet e fundit dhe mendoj se ka ardhur koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve". "Manchester United është një skuadër e fuqishme, por e tillë është edhe Interi. Nëse dëshirojmë ta fitojmë trofeun, atëherë duhet t'i fitojmë ndeshjet e këtilla". "Nëse jemi kompakt dhe të fokusuar atëherë nuk do ta kemi të vështirë. Duhet të luajmë më mirë dhe të kemi më shumë besim, duke mos gabuar", ka përfunduar suedezi.