E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puka dhe Saranda lajnë duart me futbollin

Tiranë - Tërbuni dhe Butrinti përjashtohen nga çdo lloj veprimtarie sportive për këtë vit, dhe për dy vitet pasardhëse. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka goditur rëndë dhunën e ushtruar në ndeshjet Tërbuni-Kastrioti për kategorinë I, dhe Butrinti-Memaliaj e vlefshme për kategorinë II.

Gjatë zhvillimit të këtyre dy ndeshjeve ditën e shtunë, tifozët kanë kaluar hekurat mbrojtës dhe më pas kanë goditur gjyqtarët dhe futbollistët “miq”. Klubet akuzohen për mosmarrje të masave paraprake për zhvillimin normal të këtyre takimeve.

Kështu, Tërbuni dhe Butrinti nuk do ta zhvillojnë pjesën e mbetur të kampionatit, dhe ndeshjet e programuara do t’i jepen skuadrave kundërshtare me rezultatin 2-0. Këto dy ekipe do të jenë të përjashtuara gjithashtu edhe për dy vitet e ardhshme nga çdo lloj aktiviteti futbollistik.

Pas përfundimit të dënimit, klubet do të zbresin një kategori më poshtë. Tërbuni dhe Butrinti janë dënuar edhe me nga 500 000 lekë të reja gjobë.

Pas dhënies së dënimit nga Kosioni i Disiplinës, këto klube kanë të drejtën për ankimim në Kosionin e Apelit pranë FSHF-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›