Milani miqësore në Dubai për të mbushur arkat
Dubai - Milani aktualisht ndodhet në Dubai për të zhvilluar një ndeshje miqësore me vendasit e Al Sadd. Kjo miqësore më shumë zhvillohet për të mbushur arkat e Milanit, sesa për të provuar ndonjë futbollist të vlefshëm për ndeshjet e mbetura të Serisë A. Takimi pritet të fillojë rreth orës 17:00.
Ançeloti në mbrojtje pritet të aktivizojë futbollistët e rinj, Thiago Silva dhe Filipe Mationi. Mbrojtësit brazilian nuk kanë të drejtë të aktivizohen nga Milani në ndeshjet zyrtare, për shkak se ky ekip e ka plotësuar numrin e ekstrakomunitarëve. Ronaldinjo dhe Kaka do ta ndjekin takimin nga tribuna, pasi nuk kanë arritur të riaftësohen plotësisht.
David Bekam pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë e takimit. Anglezi do të ketë mundësinë të shfrytëzojë minutat e pakta të mbetura në dispozicion tek Milani, përderisa mes italianëve dhe Los Anxhelos Galaksit nuk është arritur asgjë zyrtare.
Në takimin e Dubait pritet edhe rikthimi i ish-yllit, Andri Shëvçenko, pas dëmtimit të fundit që pati pësuar.
Më poshtë do të paraqesim formcionin e Ançelotit për përballjen me Al Sadd.
Në fushë: Abbiati, Senderos, Favalli, Thiago Silava, Mattioni, Emerson, Cardacio, Jankulovski, Beckham, Pato dhe Shevchenko.
Në stol: Dida, Bonera, Zambrotta, Flamini, Pirlo, Inzaghi, Darmian, Viudez, Antonini dhe Maldini.