Ibra, bisedime për kalimin te Barcelona
Aventura e Zlatan Ibrahimoviç tek Interi duket pranë përfundimit. Pas zhgënjimit të radhës në Ligën e Kampioneve dhe dygolëshit kundër Fiorentinës gjatë fundjavës së kaluar, menjëherë pas ndeshjes ylli suedez deklaroi: "Edicioni i ardhshëm i Champions League? Të shohim...".
Eliminimi
Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesi zikaltër duket i mërzitur për rezultatet e Interit në fushat evropiane, por këtë herë mesazhi është më i qartë: "Duhet të luajmë më mirë, pasi futbolli që praktikojmë mund të mjaftojë për Kampionatin Italian, por jo për Ligën e Kampioneve". Një sinjal i qartë i faktit se 27-vjeçari ende nuk e ka kapërdirë eliminimin nga Mançester Junajted. Për një lojtar të kalibrit të tij, i cili aspiron "Topin e Artë", këto rezultate kushtojnë shumë dhe ndikojnë në garën kundër yjeve të tjerë si Kristiano Ronaldo, Mesi apo Torres. Megjithatë, edhe Ibrahimoviç ka përgjegjësitë e tij, pasi nuk ka arritur të shënojë asnjë gol pas grupit kualifikues.
Bisedimet
Menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, ka filluar kontaktet me klubin e Joan Laportës dhe sipas spekulimeve në media, sinjalet e para janë mjaft pozitive. Ndërkohë, ende nuk kanë filluar bisedimet direkte me Interin, edhe sepse më parë pritet reagimi i presidentit Masimo Morati, rreth mundësisë se skuadra mund të humbasë lojtarin e saj më të mirë. Të dhënat, përse karriera e Ibrahimoviç mund të vazhdojë te Barcelona, janë të shumta. Suedezi nuk ka treguar asnjëherë ndonjë lidhje të fortë me ngjyrat që përfaqëson. Shembulli më i qartë është Juventusi: sapo bardhezinjtë u "kryqëzuan" nga skandali "Calciopoli", Ibra ishte ndër të parët që e braktisi klubin. Më pas janë deklaratat e tij, që përkthehen si zhgënjim për mungesën e rezultateve të nivelit të lartë me potencialin që zotëron dhe sepse gjithmonë i zgjidh i vetëm ndeshjet. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, është ftohja e marrëdhënieve të klubit "blaugrana" me Eto‘o. Nëse kamerunasi largohet, Ibra është objektivi kryesor i Laportës: me suedezin përkrah Lionel Mesit në "Kamp Nou" do të krijohej sulmi më i fortë në botë. Nuk përjashtohet as shkëmbimi Ibrahimoviç-Eto‘o, pasi ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanon. Mundësia se zikaltërit mund ta shohin veten pa lojtarin më të mirë, krijon jo pak shqetësime. Ibrahimoviç është njeriu rreth të cilit rrotullohet loja e Interit. Gjatë sezonit të kaluar, në mungesë të sulmuesit shtatlartë, skuadra e drejtuar në atë kohë nga Mançini rrezikoi të humbiste kampionatin. Largimi mund të jetë edhe goditja e "K.O." për aventurën e ndërlikuar të Hoze Murinjos në Serinë A.